
Klubi italian AS Roma tashmë do të ketë një pronar të ri. Presidenti aktual i klubit, James Pallota, ka konfirmuar zyrtarisht që ka shitur Romën. Klubi është blerë nga miliarderi amerikan Dan Friedkin, për shifrën 591 milionë euro.
"Të gjithë ne në grupin Friedkin jemi të lumtur që kemi ndërmarrë hapat për t’u bërë pjesë e këtij qyteti dhe klubi. Ne mezi presim që të mbyllim sa më shpejt blerjen dhe të futemi në familjen AS Roma.”,- ka deklaruar Dan Friedkin, kryetar dhe drejtor në grupin Friedkin.
Ndërsa sipas mediave italiane kontrata është nënshkruar nga të dyja palët ditën e djeshme. Associazione Sportiva Roma, e njohur zakonisht me emrin AS Roma u themelua më 7 qeshor 1927, si rezultat i bashkimit të tri skuadrave te tjera të kryeqytetit italian./R.P/dritare.net

















