
Futbollisti shqiptar befason tifozen me aftësi të kufizuara!
Dritare.net
Futbollisti i talentuar nga Kosova, Edon Zhegrova, është kthyer në vendlindje për pushimet verore. Ishte e pamundur që ai të mos takonte qindra tifozë të flakët të tij. Por ai zgjodhi ti bënte një surprizë emoconuese një tifozje, e cila është me aftësi të kufizuara.
Përmes disa postimesh në Instastory, futbollisti ka treguar se ka takuar fansen e tij të zjarrtë, Arditën.
"Surprizë për Arditën", ka shkruar Zhegrova në Instagram.
Mirëpo mbetet për t'u vlerësuar gjesti që bëri futbollisti për tifozen e tij.
Aktualisht Edon Zhegrova është larguar nga skuadra e Baselit, ku luajti për shumë vite me radhe dhe është rikthyer tek klubi elitar belg, Genk.
Pritet që tek klubi i ri futbollisti të shpallos të gjitha aftësitë dhe talentin e tij./R.P/dritare.net

















