Na ndiqni edhe në

Sport

Futboll/ Shqipëria mëson kundërshtarët në kualifikueset e Botërorit 2026!

Futboll/ Shqipëria mëson kundërshtarët në kualifikueset

Kombëtarja shqiptare do të mësojë kundërshtarët e grupit në kualifikueset e Botërorit 2026.

Sot, duke filluar nga ora 12:00 në Zyrih të Zvicrës, UEFA do të hedhë shortin për eventin më të rëndësishëm atë të Botërorit 2026.

Të pranishëm nga FSHF-ja do të jenë kreu i federatës Armand Duka, si edhe trajneri Silvinjo.

Pas shortit, trajneri do të japë edhe komentin e tij për rivalët që do të jenë në grup.

Shqipëria është përballur me Çekinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë në Ligën e Kombeve, si edhe Poloninë, Moldavinë dhe Ishujt Faroe në kualifikueset e Europianit./E.P-dritare.net