Na ndiqni edhe në

Sport

Formula 1 në Shqipëri/ Rama: Jemi në hapin e fundit përpara firmosjes!

Formula 1 në Shqipëri/ Rama: Jemi në hapin e fundit përpara

Në podkastin e radhës Flasim, kryeministri Edi Rama kishte të ftuar, Gentjan Shaqirin kampion në sistemin e FIA-s për të gjithë zonën e Evropës Qendrore në motorsport.

Rama deklaroi që së shpejti do të sjellë Formula 1 në Shqipëri dhe se automotoparku do të ndërtohet në qytetin e Elbasanit

“Me realizimin e këtij projekti Shqipëria do jetë i pari vend në historinë e Formula 1 që nuk i ka parametrat ekonomike për të qenë në Formula 1. Pra do të jemi i pari vend në zhvillim që hyn në Formula 1 dhe ky është rezultat i asaj që ka ndodhur me Shqipërinë dhe me rritjen e reputacionit dhe respektit për Shqipërinë. Është rezultat i një pune të bërë në nivelin e gjithë atyre lidhjeve që ka mundësuar që njerëzit ta shohin Shqipërinë me sy tjetër. Mendoj që ne i kemi arritur këto por nuk them kurrë që mbaroi derisa s’ka mbaruar. Kjo për mua vlen për çdo punë. Jemi në hapin e fundit përpara firmosjes dhe me ndihmën e Zotit besoj do të ndodhi. Është koncept që na është vlerësuar shumë nga Formula 1.

Është një park ku në zemër të aktivitetit do të jetë siguria rrugore, do të jetë destinacion për të edukuar njerëzit me sigurinë rrugore. Me module trajnimi, edukimi, argëtimi, ky është momenti që e ka bërë projektin tonë atraktiv dhe na ka vendosur në sendiljen e parë, pasi kërkesat për të marrë Formula 1 janë nga të gjithë. Është nga të gjitha sportet, që një garë e shikojnë 1 miliard njerëz. Kjo për Shqipërinë dhe Elbasanin, llogarit sa prej tyre mendojnë që vitin tjetër do të shkojnë në Shqipëri. Është sfiduese për infrastrukturën hoteliere, por është një motor ekonomie i shtuar për vendin.

Nuk jam tifoz i 4 rrotave, më kanë ftuar të shkoj në garat e Formula 1 dhe i kam refuzuar, më duket një absurd të rri atje por ia di vlerën dhe impaktin këtij sporti”, tha Rama./E.P-dritare.net