Euro 2020/ OBSH e shqetësuar për lehtësimin e masave antikovid në vendet që luhen ndeshjet!
Dritare.net
Organizata Botërore e Shëndetësisë është shprehur e shqetësuar për lehtësimin e kufizimeve të pandemisë në vendet që luhen ndeshjet e Euro 2020, me frikën rreth numrit të tifozëve të lejuar në stadiume.
Komentet nga një zyrtar erdhën pasi u njoftua se numri i tifozëve të lejuar për të marrë pjesë në gjysmëfinale dhe finale të kampionatit në Wembley është rritur në 60,000.
Ata do të jenë turmat më të mëdha në ngjarjet sportive në Mbretërinë e Bashkuar në më shumë se 15 muaj.
Nuk është e qartë saktësisht se sa tifozë do të lejohen por departamenti i kulturës (DCMS) tha se pjesëmarrja do të rritet në kapacitet 75%, që është 67,500.
Zyrtari i OBSH-së Robb Butler ka deklaruar: "OBSH është e shqetësuar për lehtësimin e kufizimeve në disa nga vendet pritëse".
Disa nga stadiumet në të cilat mbahen ndeshjet tani po shtojnë numrin e spektatorëve të lejuar në stadium. Në disa nga qytetet në të cilat zhvillohen ndeshjet, shifrat me Covid-19 janë në rritje.
Të gjithë ata që kanë një biletë për ndeshjet në datat 6, 7 dhe 11 korrik duhet të kenë një test negativ të Covid-10 ose një provë se i kanë marrë dozat e vaksinës antikovid, 14 ditë para çdo ndeshje./M.M-dritare.net