
Ernest Muçi shënon golin e parë me trajnerin Solskjaer
E Martë 4 Shkurt 2025, 20:08
Dritare.net
Ernest Muçi ka shënuar golin e parë nën drejtimin e trajnerit Ole Gunnar Solskajer te Besiktas. Fantazisti shqiptar ishte vendimtar në fitoren 2-0 që skuadra e tij mori në Kupën e Turqisë, ndaj Kirklarelispor. Në minutën e 62-të, Muçi lëvizi bukur nga e djathta dhe pasi kaloi një kundërshtar, lëshoi një gjuajtje të bukur me të majtën, e cila u ndal në rrjetë. 23-vjeçari ishte titullar dhe luajtur deri në minutën e 73-të, kur u zëvendësua nga Milot Rashica. Edhe sulmuesi i Kosovës ishte vendimtar me asist në minutën e 79-të, te goli i shënuar nga Joao Mario. Muçi numëron 6 gola të shënuar me fanellën e Besiktas këtë sezon./dritare.net

















