Na ndiqni edhe në

Sport

Duka manipulon zgjedhjet në Shoqatën e Futbollit Tirana, zgjidhet kandidati i tij me 20 vota anonime

Duka manipulon zgjedhjet në Shoqatën e Futbollit Tirana, zgjidhet

Armand Duka ka manipuluar zgjedhjet për kreun e Shoqatës së Futbollit Tirana. Përmes 20 votuesve anonimë, që u futën nga Duka, u arrit që të zgjidhej në krye të kësaj shoqate Krenar Alimehmeti, i vetëm në garë pasi kandidati tjetër Eduard Prodani u tërhoq pak pas nisjes së mbledhjes.

Kandidati i Dukës, Alimehmeti sipas FSHF u zgjodh me 44 vota pro, 2 kundër dhe 1 abstenim. Eduard Prodani u tërhoq nga gara bashkë me mbështetësit e tij dhe akuzoi Armand Dukën se ka shtuar si votues 20 persona anonimë dhe me këto anonimët ka bërë kuorumin për të votuar Krenar Alimehmetin dhe imponuar qëndrimin e tij.

Përfaqësuesit e shoqatave të Tiranës kanë deklaruar se FSHF ka prodhuar lista fiktive votuesish në momentin e fundit, duke falsifikuar listat e votuesve, një akt i dënueshëm penalisht. Në këtë mënyrë, rëndohen akuzat në Prokurori për Dukën, i cili përveç akuzës për korrupsion dhe shpërdorim të detyrës, duhet të përballet edhe me akuzën penale të falsifikimit të emrave të delegatëve. Ndërkaq, FSHF kishte bllokuar edhe valët e celularëve të delegatëve të Tiranës, ndërsa më herët 'blindoi' ambientet duke mos lejuar praninë e mediave.

Sot Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për Armando Dukën lidhur me një sërë akuzash që kanë të bëjnë me korrupsion, shpërdorim detyre dhe “vjedhje duke shpërdoruar detyrën. Në total janë 41 anëtarë ndërkohë që FSHF ka kontaktuar policë privat për procesin zgjedhor, ndërsa jashtë godinës së FSHF ka edhe policë të shtetit./Dritare.net