
Caktohen datat e reja/ Ja kur do të mbahen Lojërat Olimpike!
E Hënë 30 Mars 2020, 14:02
Dritare.net
Lojërat Olimpike "Tokio 2020" do të zhvillohen nga 23 korriku deri më 8 gusht 2021, ka njoftuar Komiteti Olimpik Ndërkombëtar. Lojërat Olimpike, që do të fillonin më 24 korrik të këtij viti, u shtynë javën e kaluar, si pasojë e koronavirusit.
Paraolimpiku do të fillojë më 24 gusht dhe do të përfundojë më 5 shtator 2021. "Tokio 2020" do të mbetet emri i eventit, pavarësisht faktit se po luhen një vit më vonë./K.C/dritare.net

















