Briken Calja renditet i katërti në Botërorin e Peshëngritjes
E Hënë 9 Dhjetor 2024, 19:07
Dritare.net
Briken Calja është renditur në vendin e katërt në stilin e shkëputjes në Kampionatin Botëror që po zhvillohet në Manama të Bahreinit.
Peshëngritësi kuqezi arriti të ngrinte 153 kg pasi dështoi në dy tentativat e para për 152 kg dhe humbi vetëm një kilogram për të arritur në zonën e medaljes në këtë stil.
Vlen të theksohet se në këtë peshë, deri në 73 kg peshëngritësi shqiptar ishte edhe më i madhi në moshë. Ai që fitoi endin e parë është gjermani, Gutu Robert, 24 vjeç, i dyti Rashidov nga Turkmenistani, po aq dhe vendi i tretë, kolumbiani Moskuera 29 vjeç.