Austria nxjerr Poloninë nga Evropiani. Mbyllet ndeshja 3:1
E Premte 21 Qershor 2024, 20:08
Dritare.net
Austria merr 3 pikët e para dhe tregon se është një pretendente e vërtetë në grupin e ferrit për të kaluar në fazën e 1/8, ndërsa Polonia pëson humbjen e dytë dhe është një hap pranë eliminimit.
Pas humbjes minimale 1-0 ndaj Francës, austriakët fituan bindshëm 3-1 në përballjen me Poloninë, që edhe njëherë tregoi se epoka e lojtarëve që ka në dispozicion tashmë ka përfunduar.
Austria shënoi e para në që në minutën e nëntë me Trauner, por polakët reaguan dhe kthyen baraspeshën në të 30-ën me Piantek./K.C/dritare.net