Na ndiqni edhe në

Sport

Atletja afgane i shpëton tmerrit në Kabul

Atletja afgane i shpëton tmerrit në Kabul

Zakia Khoudadadi dhe Hossain Rasouli atletët paraolimpikë afganë ia dolën të largohen nga Kabuli me një avion të Forcave Ajrore Australiane. Ata mbërritën në Tokio, ku do të mbahet Paraolimpiada. Zakia, atlete tajkundoje, është gruaja e parë afgane që është ftuar për të marrë pjesë në Paraolimpiadë.

"Ajo që ndodhi është një histori e çmendur, një shenjë e elasticitetit të sportit paraolimpik dhe një gëzim i jashtëzakonshëm." Kështu tha presidenti i Komitetit Paraolimpik Italian (Cip), Luca Pancalli ndërsa komentoi mbërritjen në fshatin olimpik të dy atletëve afganë që shpëtuan nga tmerret e Kabulit. "Na mbush me gëzim fakti që Zakia dhe Rasouli do të jenë në gjendje të konkurrojnë.”/K.C/dritare.net