Leo Messi është shumë pranë transferimit në Seria A. Ditën e djeshme futbollisti kontretizoi blerjen e një apartamenti në Milano, shumë afër zyrave të Interit. Të njëjtën gjë bëri edhe babai i tij, Jorge Messi, i cili para disa ditë më parë bleu një shtëpi në Milano.
Si rrallëherë Messi ka vendosur të heshtë për spekuimet rreth largimit të tij nga Barcelona dhe kjo heshtje mesa duket i ka pohuar të gjitha dyshimet.
Ndërsa drejtuesit e Interit po punojnë fort që të bëjnë ëndrrën realitet. Grupi Suning është duke bashkëpunuar me sponsorë të fuqishëm, që të sigurojë të ardhura për blerjen e Messit.
Drejtuesit e Barcelonës e kanë lënë gjithçka në dorë të fatit, pasi e kanë të pamundur të bindin Messi-n. Ata gjatë këtyre viteve të fundit nuk kanë arritur të krijojnë kushte të favorshme për argjentinasin. Pas ikjes së Neymarit, Barcelona arriti të transferojë shumë sulmues si: Dembelen, Coutinhon dhe Griezmann, por të gjitha blerje të dështuara, pasi asnjëri nuk arriti të përshtatej me Messin në lojë. Gjithshtu edhe ndërrimi i shpeshtë i tranjerve mesa duket e ka lodhur argjentinasin.
Ndërsa te klubi italian ka një entuziazëm të madh, pasi shpresojnë që me ardhjen e Messi-t ecuria e klubit të ndryshojë, por edhe ringjallja e rivalitetit mes Messit dhe Ronaldos do të merrte shumë vëmendje.
Nëse Interi arrin të marrë argjentinasin në skuadër, të ardhurat e klubit do të ishin maramendëse, por edhe në Seria A gara do të marrë një tjetër kuptim.