Na ndiqni edhe në

Sport

Aksident i frikshëm i sulmuesit të Sporting në Lisbonë!

Aksident i frikshëm i sulmuesit të Sporting në Lisbonë!


Mediat raportojnë se sulmuesi i Sporting, Marcus Edwards ka pësuar aksident në Lisbonë, me makinën që është kthyer përmbys. Fatmirësisht, 24-vjeçari gëzon shëndet të plotë, teksa së fundmi ka bërë një postim në Insta-Story, ku i ka qetësuar të gjithë tifozët.

“Faleminderit të gjithëve për shqetësimin tuaj për mua. Jam mirë”, – Shkruan lojtari në rrjetet e tij sociale. Pavarësisht aksidentit, u konfirmua se Edwards do të jetë pjesë e skuadrës që niset për në Bergamo, ku do të përballen këtë të enjte me Atalantën, në Europa League.

Anglezi ka luajtur 10 ndeshje këtë sezon. Për të ky është edicioni i 3-të në Estádio José Alvalade (Lisbon)./dritare.net

Aksident i frikshëm i sulmuesit të Sporting në Lisbonë!