Na ndiqni edhe në

Sport

Spektakël i madh në pushimin e finales së Botërorit, Madonna, Shakira, Bieber dhe BTS ndezin atmosferën


Pushimi i finales së Botërorit 2026 mes Spanjës dhe Argjentinës u shndërrua në një spektakël të vërtetë muzikor, me performanca nga disa prej emrave më të mëdhenj të industrisë së muzikës.

Madonna hapi "half-time show"-n, duke hyrë në fushë e shoqëruar nga legjendat e futbollit Ronaldo dhe Ronaldinho, ndërsa në sfond dëgjohej himni i famshëm "Seven Nation Army".

Më pas në skenë u ngjit grupi BTS me një performancë spektakolare, ndërsa Justin Bieber interpretoi këngën e tij "Everything Hallelujah", me vargje të përshtatura posaçërisht për Kupën e Botës.

Shakira performoi himnin zyrtar të Botërorit, një këngë që ka shoqëruar turneun gjatë gjithë muajit dhe është kthyer në një nga hitet më të dëgjuara të kompeticionit. Në spektakël morën pjesë edhe Burna Boy, balerinë, fëmijë dhe personazhe të njohur të "Sesame Street", duke krijuar një atmosferë festive në stadium.

Ndërkohë, pjesa e parë e finales u mbyll me rezultatin 0-0. Ish-futbollisti anglez Micah Richards e krahasoi ndeshjen me përballjen Angli–Argjentinë, duke vlerësuar agresivitetin e skuadrës amerikano-latine në mbrojtje dhe duke theksuar se Lionel Messi pritet të bëhet më i rrezikshëm në pjesën e dytë, kur loja të hapet më shumë.

Spektakli i pushimit, i organizuar për herë të parë në historinë e një finaleje të Kupës së Botës, është frymëzuar nga modeli i Super Bowl dhe ka sjellë një risi të madhe në futbollin ndërkombëtar.