
Shqipëria po përballet me një ditë të nxehtë vere, me mot kryesisht të kthjellët dhe temperatura të larta në pjesën më të madhe të vendit. Në Tiranë, temperaturat pritet të arrijnë rreth 36°C gjatë ditës, ndërsa gjatë natës do të zbresin në rreth 20–21°C.
Sipas parashikimeve meteorologjike, reshjet pritet të jenë të pakta dhe moti do të dominohet nga dielli. Temperaturat e larta kërkojnë kujdes, veçanërisht gjatë orëve të mesditës, ndërsa qytetarët këshillohen të qëndrojnë të hidratuar dhe të shmangin ekspozimin e zgjatur në diell.
Moti i nxehtë vjen pas një periudhe me temperatura mbi normalen për sezonin në Shqipëri dhe në rajonin e Ballkanit./L.F-dritare.net