

Për 4 deri në 5 persona ju duhen:
500 gram tul mish viçi
4 lugë vaj ulliri
1 kokërr qepë
Një lugë gjelle salcë domatesh
Gjysmë gote vere të kuqe
4 kokrra mesatare patate
Një tas me bizele
4 karota
Një tufë majdanoz
Kripë dhe piper të zi
Përgatitja:
Pritet tuli i mishit në copa dhe skuqet. Shtohet qepa e grirë në kubikë të vegjël dhe përzihet sa të skuqet mirë. Shuheni me pak verë të kuqe dhe më pas hidhni salcën e domates, një gjethe dafine dhe ujë sa të mbulohet mishi. E lini në zjarr sa të marrë një valë. Ndërkohë, përgatitni patatet, karotat dhe bizelet. Karotat dhe patatet priten në kubikë në madhësinë e një arre, ndërsa bizelet lihen kokërr.
Fillimisht shtoni në tenxhere karotat, pas disa minutash bizelet e më pas patatet. Gjella lihet në zjarr të ngadaltë derisa të ziej mirë. Në fund hidhini sipër pak majdanoz të grirë, kripë dhe për të zi./K.C/dritare.net

















