Na ndiqni edhe në

Moti

Si do të jetë moti sot!

Si do të jetë moti sot!

Shqipëria do të përfshihet këtë të diel nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ndërsa gjatë pasdites pritet rikthimi i reshjeve të shiut në pjesën më të madhe të territorit. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, orët e paradites do të karakterizohen nga mot relativisht i qëndrueshëm, por duke nisur nga mesdita vranësirat do të shtohen gradualisht. Reshjet e shiut do të shfaqen fillimisht përgjatë vijës bregdetare dhe më pas do të përhapen në zona të tjera të vendit. Në bregdet, reshjet mund të shoqërohen herë pas here me shtrëngata afatshkurtra dhe shkarkesa elektrike.

Temperaturat do të mbeten relativisht të buta në zonat e ulëta dhe bregdetare, ndërsa në zonat malore do të regjistrohen vlera më të ulëta. Në Tiranë dhe Elbasan, temperaturat maksimale parashikohen të arrijnë deri në 21 gradë celsius, ndërsa në Korçë deri në 13 gradë. Era do të fryjë nga drejtimi i jugut, me shpejtësi që në zonat bregdetare dhe lugina mund të arrijë deri në 14 m/s. Në det pritet dallgëzim i forcës 1 deri në 3 ballë./dritare.net