
Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme edhe gjatë kësaj të diele, 6 shtator. Sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin e vendit, me orë të gjata me diell.
Temperaturat do të mbeten të larta për këtë periudhë të vitit, duke u luhatur nga 20°C në vlerat minimale deri në 36°C në ato maksimale. Vlerat më të larta priten gjatë mesditës dhe pasdites.
Era do të fryjë nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi mesatare rreth 4 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore mund të fitojë intensitet, duke arritur deri në 12 m/s.
Edhe në det pritet një situatë përgjithësisht e qetë, me forcën e valëzimit që parashikohet të jetë 1 deri në 3 ballë./K.C/dritare.net