Shqipëria do të mbizotërohet nga mot i nxehtë dhe kryesisht i kthjellët, me intervale të gjata me diell. Temperaturat do të arrijnë deri në 37°C, ndërsa në orët e mëngjesit do të jenë më të freskëta.
I nxehti do të jetë më i ndjeshëm në ultësirat perëndimore dhe zonat e brendshme, ndaj këshillohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell gjatë orëve të pikut dhe konsumimi i mjaftueshëm i lëngjeve.
Sipas parashikimit për ditët në vijim, temperaturat do të mbeten të larta, me vlera rreth 37°C, ndërsa në mesjavë mund të shkojnë deri në 38°C./K.C/dritare.net