
Shqipëria do të përfshihet këtë të martë nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura, por gjatë pjesës së parë të ditës nuk do të mungojnë as intervalet me kthjellime.
Nga mesdita deri në orët e pasdites priten reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit. Në zonat veriore reshjet mund të jenë më të përqendruara dhe në periudha të shkurtra të shoqërohen me shtrëngata, shkarkesa elektrike dhe lokalisht breshër. Pavarësisht ndryshimit të motit, temperaturat do të mbeten relativisht të larta për stinën, me vlerat maksimale që pritet të arrijnë deri në 36°C.
Era do të fryjë nga veriperëndimi-jugperëndimi me shpejtësi mesatare 4–7 m/s, ndërsa në det pritet një valëzim i forcës 1–2 ballë./K.C/dritare.net