
Shqipëria do të karakterizohet nga mot i qëndrueshëm dhe mbizotërim i kthjellimeve këtë të martë. Temperaturat do të jenë relativisht të ngrohta gjatë mesditës, ndërsa mëngjesi dhe mbrëmja do të sjellin freski.
Sipas parashikimit meteorologjik, kthjellimet do të jenë të pranishme në të gjithë territorin, veçanërisht gjatë paradites. Gjatë pasdites pritet të ketë kalime të vranësirave, kryesisht në zonat malore përgjatë lindjes, por pa reshje shiu.
Temperaturat minimale do të zbresin deri në 5°C në zonat më të ftohta, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë deri në 24°C në disa qytete të vendit.
Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi jugperëndim-juglindje, me shpejtësi mesatare rreth 6 m/s. Përgjatë vijës bregdetare, ajo mund të arrijë deri në 14 m/s, ndërsa në det parashikohet valëzim i ulët, i forcës 1–3 ballë./dritare.net