Na ndiqni edhe në

Moti

Si do jetë moti sot

Si do jetë moti sot

Shqipëria nis javën me moti të qëndrueshëm dhe temperatura relativisht të larta për fillimin e tetorit. Sipas parashikimeve, gjatë ditës do të mbizotërojnë kthjellimet në pjesën më të madhe të vendit dhe nuk priten reshje shiu.

Në zonat bregdetare, temperaturat do të luhaten nga 13°C në mëngjes deri në 25°C gjatë ditës, ndërsa në zonat e ulëta termometri pritet të shënojë 10°C në orët e para dhe deri në 27°C në mesditë.

Në zonat malore, temperaturat do të jenë më të ulëta, me vlera nga 5°C deri në 22–24°C. Era pritet të jetë me intensitet të ulët deri mesatar.

Në Tiranë, parashikohet mot i kthjellët, me temperaturë minimale rreth 13°C dhe maksimale rreth 25°C./K.C/dritare.net