Na ndiqni edhe në

Moti

Si do jetë moti sot!

Moti gjatë ditës së sotme do të jetë përgjithësisht i qëndrueshëm, me kthjellime në pjesën më të madhe të territorit.

Sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, do të ketë alternime të vranësirave mesatare, të cilat herë pas here do të dendësohen në zonat kodrinore dhe malore. Në lindje të vendit priten reshje shiu të herëpashershme dhe me intensitet të ulët, kryesisht nga mesdita deri në orët e pasdites.

Temperaturat mbeten të larta. Në Tiranë, temperaturat pritet të arrijnë rreth 36°C, ndërsa në disa zona të ulëta dhe të brendshme mund të shkojnë deri në 37-38°C.

Një tjetër element i motit të sotëm është prania e lartë e grimcave të pluhurit dhe rërës në ajër.

Era do të fryjë nga veriperëndimi në jugperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 3 m/s, ndërsa përgjatë bregdetit dhe në zonat luginore mund të forcohet deri në 7 m/s. Deti parashikohet përgjithësisht i qetë, me valëzim 1-2 ballë./K.C/dritare.net