
E enjtja do të sjellë një tjetër ditë të nxehtë dhe kryesisht të qëndrueshme atmosferike në Shqipëri. Sipas parashikimeve meteorologjike, pjesa më e madhe e vendit do të dominohet nga moti i kthjellët dhe intervalet e gjata me diell.
Vranësirat do të jenë të pakta, ndërsa në zonat lindore dhe juglindore mund të shfaqen herë pas here vranësira më të zhvilluara, kryesisht gjatë orëve të pasdites. Në zonat malore mundësia për reshje mbetet e kufizuar.
Temperaturat do të vijojnë të jenë të larta, me vlerat maksimale që në zona të ndryshme të vendit pritet të arrijnë rreth 37°C, ndërsa gjatë orëve të natës dhe mëngjesit temperaturat do të jenë më të freskëta.
Në bregdet moti do të jetë kryesisht i kthjellët dhe i nxehtë, duke krijuar kushte të favorshme për plazh. Në disa zona bregdetare dhe lugina, era mund të forcohet përkohësisht.
Meteorologët këshillojnë kujdes gjatë orëve me temperaturat më të larta, veçanërisht për personat që qëndrojnë gjatë në diell./K.C/dritare.net