
Shqipëria e nis javën me mot kryesisht të qëndrueshëm dhe temperatura të larta. Gjatë ditës së sotme priten kthjellime në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në zonat kodrinore dhe malore do të shfaqen vranësira të pakta deri mesatare, kryesisht nga mesdita deri pasditen.
Në zonat malore nuk përjashtohen reshje të dobëta shiu gjatë mesditës dhe pasdites. Temperaturat pritet të luhaten rreth 25–32°C në bregdet, 24–35°C në zonat e ulëta dhe 18–31°C në zonat malore.
Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi në jugperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, ndërsa në bregdet dhe zonat luginore mund të forcohet deri në 14 m/s. Në det parashikohet valëzim 1–3 ballë.
Në përgjithësi, dita do të jetë e ngrohtë dhe kryesisht me diell, me mundësi për reshje lokale në zonat malore./K.C/dritare.net