Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Zemër përmbi zemër/ Miriami dhe Albani dhurojnë hitin e dashurisë!

Zemër përmbi zemër/ Miriami dhe Albani dhurojnë hitin e

Miriam Cami dhe Alban Skënderaj janë një prej çifteve më të dashura. Vlerësohen për muzikën dhe admirohen për historinë e dashurisë. Çifti ka sjellë një tjetër hit muzikor së bashku. "Zemër përmbi zemër", është kënga që shkrin të gjitha zemrat.

"Zemër përmbi zemër eja fli me mua, në kohë të mira e të vështira, unë do të dua
Zemër përmbi zemër eja fli me mua, frymën e fundit dua ta marrë unë në krahët e tua.
Edhe kur thinjat të mbulojnë rrudhat në ballë, do të dua si ditën e parë
Si veten, si jetën edhe nëse bota do të ketë kthyer shpinën, do të dua si ditën e parë

Jemi s’jemi kopja ideale, jemi s’jemi kopja ideale, nuk duam medalje, duam jetë normale, pa 1000 skandale, pa shtirje sociale.
Jemi s’jemi kopja ideale, më mjafton ta dimë unë e ti.

Zemër përmbi zemër eja fli me mua, në kohë të mira e të vështira, unë do të dua
Zemër përmbi zemër eja fli me mua, frymën e fundit dua ta marrë unë në krahët e tua", shkruhet në tekstin e këngës. Dhe tani çiftet kanë një tjetër melodi dashurie./M.M-dritare.net