
Xhensila Myrtezaj i rrëfen të gjitha: Kam qenë fëmijë i ndrojtur. Ja si u njoha me Besin!
Dritare.net
Këngëtarja, Xhensila Myrtezaj së fundmi ka dhënë një intervistë për Alaudin Hamitin, ku ka rrëfyer disa copëza nga jeta e saj. Xhensila ka folur për fëmijërinë, ka treguar sesi ishte të rriteshe nga një nënë e divorcuar dhe sakrificat që duhet të bënin.
“Kam qenë shumë fëmijë i ndrojtur, e vetmja dritare që ka qenë hapur për mua ka qenë muzika. Paragjykimi ka qenë e vazhdon. A do mundja unë të bëja atë që nëna ime ka bërë? Ime më ka luftuar shumë për mua për motrën time, u përpoq me mish e shpirt që të shkollohemi për të qenë në rrugën e drejtë. Mami gjithmonë ka qenë nënë konservatore. Unë mendoj që këto nëna dhe këto raste u duhen dhënë ndihmë edhe nga shteti edhe nga ne si komunitet. Ato janë heroina të vërteta.”, tha Xhensila.
Nuk mund të mungonte edhe rrëfimi për njohjen me Bes Kallakun, njeriun e jetës. Xhensila thotë se mes tyre nuk ishte një dashuri me shikim të parë, por me të tretë, të katërt. Këngëtarja shprehet se përveç humorit një gjë tjetër që e bëri të bjerë në dashuri me Besin, ishte dhe humanizmi i aktorit.
“Ai u tregua i zgjuar se e pa që në kokën time ishte diçka tjetër që kishte lidhje me muzikën, shkollën dhe nuk isha e hapur të pranoja një gjë të re në jetën time dhe Besi u afrua si shok dhe avash-avash i la vend vetes për të qenë bashkëshorti im. Besi përveç sensit të humorit ka një sens të jashtëzakonshëm humanitar. Pak muaj pasi u bëmë shok u lidhëm. Mami ishte pro që ta kisha shok Besin se e shikonte që ishte i mirë.”, thotë këngëtarja.
Xhensila tregon se, po mundohen ta rrisin me shumë thjeshtësi Ajkën, ta bëjnë njeri të mirë, që më pas të jetë e suksesshme si mami me babin.
“Tan mundohemi ta rritim Ajkën me shumë thjeshtësi e mos të paragjykojë, qoftë i bardhë, qoftë i zi, qoftë i pasur apo i varfër. Mundohemi ta bëjmë që të jetë një njeri i mirë dhe s’ka sesi të mos jetë e suksesshme.”, shprehet Xhensila./K.C/dritare.net

















