
Kjo foto mahnitëse e këtij plazhi mes shkëmbinjsh është shkrepur në plazhet e jugut të Shqipërisë.
Ishte Alketa Vejsiu, ajo që ndau këto pamje të mrekullueshme nga vendi jonë që të lënë pa fjalë. Por jo vetëm.

Emrat më të njohur të ekraneve shqiptare po zbulojnë një e nga një plazhet e mrekullueshme të jugut të Shqipërisë dhe po i ndajnë me të gjithë në rrjetet sociale.


Ata që pushimet në vitet e kaluara i kanë bërë jashtë vendit, për shkak të pandemisë këtë vit të gjithë janë kthyer me sytë nga Shqipëria.


Sa gjire plazhesh nuk njiheshin deri më sot? Me siguri shumë.


Ndaj duke eksploruar në vendet më të fshehta me anë të jahteve, vipat po na tregojnë detin shqiptar.


Ç ‘mrekulli ky uji kristal, herë jeshil e herë blu.


Kep Merli, Drimadhes, Gjipe, Vunoi, gjiri i Gramës, Livadh, Lukovë e dhjetëra vende të tjera që këtë vit po i njohim më shumë se kurrë./L.F-dritare.net

















