Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Vipat shqiptar në Mykonos, por sa kushton të pushosh atje?

Vipat shqiptar në Mykonos, por sa kushton të pushosh atje?

Me heqjen e masave për shkak të pandemisë, këtë verë u rikthyen udhëtimet jashtë vendit. Nga ajo që shikohet në instagram, Mykonos ka qenë një ndër destinacionet më të preferuara të vipave shqiptarë. Alketa Vejsiu, Rozana Radi, e së fundmi Luana Vjollca, pushuan në ishullin më të bukur të Greqisë.

Vipat shqiptar në Mykonos, por sa kushton të pushosh atje?Vipat shqiptar në Mykonos, por sa kushton të pushosh atje?

Mykonos është i famshëm për jetën e natës, festat në plazh, dyqanet dhe patjetër për kuzhinën e shijshme mesdhetare. Ishulli është veçanërisht i popullarizuar me të pasurit dhe të famshmit dhe shpesh quhet parajsa e VIP-ave. Por sa kushton të pushosh në Mykonos?

Vipat shqiptar në Mykonos, por sa kushton të pushosh atje?Vipat shqiptar në Mykonos, por sa kushton të pushosh atje?

Njihet si ishulli më i shtrenjtë grek. Në një artikull në JTG Travel thuhet se kostoja mesatare për një javë në Mykonos është minimalisht 2 mijë dollar për një person, 3500 dollarë për çifte dhe 8 mijë dollar për familjet. Këto janë kostot minimale, ndërsa ato maksimale mund të shkojnë në mijëra e mijëra dollarë. Ja një përmbledhje e shpenzimeve (minimale) ditore në Mykonos.

Ushqimi në restorant-20 dollarë për person

Ujë në supermarket-1.30 dollarë

Coca-Cola-4 dollarë

Një natë në hotel- 120 dollarë

Turne privat në ishull (gjysmë dite) 85 dollarë.

Si rregull i përgjithshëm, sa më larg të largoheni nga Mykonos Town aq më shumë do të ulen shpenzimet. Megjithatë ky ishull, nuk është për ata që numërojnë qindarkat para se të nisen me pushime!/L.F-dritare.net