
Vik Kraja: Babai im pensionist iu rikthye punës si mjek ndërsa ne nuk qëndrojmë dot në shtëpi!
Dritare.net
Dj Vik Kraja, përmes një postimi në Instagram, ka ndarë një mesazh për të gjithë ata që nuk duan të respektojnë masat e marra nga qeveria, për mbrojtjen nga koronavirusi.
Vik Kraja ka shprehur mirënjohje për mjekët duke i quajtur heronjtë e së nesërmes. Ai shkruan gjithashtu se ndërsa neve nuk na rrihet në shtëpi sepse mërzitemi, babai i tij pensionist është rikthyer në krye të detyrës, për t’u kujdesur për pacientët e prekur nga koronavirusi.
“HEROES OF TOMORROW Nuk e di sa vite dhe sa ore pune behen po ti mbledhesh nje nga nje ne kete foto...po luftojne per ne, dhe si shihet nga mosha e disave, ka qe rrezikojne shume. Kane lene familjet duke cenuar dhe shendetin e tyre per ne. Dhe ne sna rrin bytha ne shtepi??? Duam te dalim se u merzitem??? Jam i prekur se ai ne mes eshte Baba im qe u rikthye ne detyre megjithese kishte dale ne pension. Duroni duroni duroni sepse po vazhduam keshtu do marim fund! QENDRONI NE SHTEPI ”, shkruan ai.
/E.B-dritare.net/

















