Video/ Me tortë e pizhame, kështu e festojnë ditëlindjen Fjodora Fjora dhe Alteo!
Dritare.net
Ditën e sotme djali i vetëm i moderatores Fjodora Fjora, Alteo, feston 7-vjetorin e lindjes. Në këtë ditë të veçantë nuk mund të mungonte dedikimi nga Fjodora për të birin, me të cilin ka krijuar një lidhje shumë të veçantë. Dhe sigurisht nuk mund të mungonte as surpriza e moderatores për Alteon.
Moderatorja publikon në Instagram një video, ku tregon surprizën që i bëri të birit. Vogëlushi, i cili një natë më parë i bëri të ëmës surprizë me qirinj e tortë, u gëzua shumë kur pa mamin që i bëri të njëjtën gjë. Me tortë, qirinj, pizhame, kështu e festojnë ditëlindjen Fjodora dhe Alteo.
"Njeri pas tjetrit kështu i ndajmë ditët tona të lindjes ne të dy. Mund të bëjmë dhe 100 festa, por momenti më i bukur mbetet kur ne i bëjmë surprizë njëri-tjetrit. Me copa tortash, me qirinj të mbetur pa dekor e pa njerëz shumë, me pizhame, ne qeshim dhe e shijojmë pafund. Rritu i bukur biri im, rritu i mbare dhe qesh çdo dite të jetës tënde. Mami të ka jetë, të ka dritë."- shkruan Fjodora në Instagram./K.C/dritare.net
View this post on InstagramDjali i @fjodoraf feston ditëlindjen. Sa gëzohet nga surpriza e mamit???? Edhe 100 o dashuri❤️