Video ekskluzive/ Shoqe apo armike? Jasemina dhe Ola e Përputhen jetojnë bashkë!
Dritare.net
Hyrja e Ola Zenelajt në Përputhen i trazoi ujërat, sidomos raportin mes Andit dhe Jaseminës të cilët kishin pëlqim ndaj njëri-tjetrit. Sapo Ola hyri në Përputhen u shpreh se një nga preferencat e saj ishte Andi. Në fillim u tha se gjithçka ishte për inat të Jaseminës pasi të dyja vajzat kishin qenë shoqe të ngushta dhe prej vitesh nuk flisnin me njëra-tjetrën. Ndaj hyrja e Olës u pa si kërcënim për raportin e Jaseminës me Andin.
Po a është e vërtetë që vajzat janë zënë? Jo. Në një video ekskluzive për dritare.net shihet se Jasemina dhe Ola jetojnë bashkë. Në video më poshtë shihen dy vajzat teksa dalin nga hyrja e pallatit ku jetojnë për të marrë një porosi, në një interval kohor të shkurtër nga njëra-tjetra. Burime për dritare.net bëjnë me dije se Ola dhe Jesmina jetojnë në të njëjtën banesë./K.C/dritare.net