
Vesa Luma feston ditëlindjen dhe urimin më të bukur e bëri vetë ajo!
E Mërkurë 12 Maj 2021, 09:09
Dritare.net
Edhe pse jeton prej vitesh në Zelandën e Re, këngëtarja Vesa Luma është mjaft aktive në rrjete sociale ku komunikon shpesh edhe me ndjekësit e saj. Këngëtarja ka krijuar një karrierë të suksesshme në Shqipëri dhe Kosovë. Sot, Vesa feston ditën e lindjes dhe këngëtarja ka postuar një foto mjaft të veçantë.
"Vajza e ditëlindjes. Faleminderit të gjithëve për urimet tuaja për ditëlindje. Aq e bekuar dhe mirënjohëse që ju kam të gjithëve në jetën time! Ju dua shumëë”, shkruan Vesa krahas fotos. Kujtojmë se artistja është e martuar me Big Bastën dhe janë prindër të një djali, Lianit./dritare.net

















