
Valbona Selimllari tregon pamjet e ditëlindjes së Vivien!
E Hënë 3 Gusht 2020, 15:03
Dritare.net
Dita e djeshme ka qenë tepër speciale për Valbona Selimllarin. Vajza e saj Vivien ka festuar ditëlindjen.
Valbona ka realizuar një festë të vogël, vetëm me praninë e familjarëve, por për Vivian nuk ka munguar një tortë gjigande dhe shumë ëmbëlsira. Vogëlushja Vivien shfaqen tepër e gëzuar teksa pozon.
Vivien është e njohur për publikun, pasi ka marrë pjesë në emisone për fëmijë, ku ka spikatur për talentin dhe shkathtësinë e saj.
Gjithashtu Valbona njihet për natyrën e saj të rezervuar dhe jetën private e mban larg syrit të medias. Pamjet nga festa e djeshme, i ndau me ndjekësit ditën e sotme./R.P/dritare.net

















