
Vajza e Bujar Nishanit ka ditëlindjen: Gjithmonë do e pres urimin tënd!
E Shtunë 6 Gusht 2022, 15:03
Dritare.net
Vajza e ish-presidentit Bujar Nishani, Fiona feston sot ditëlindjen, por në këtë ditë të veçantë nuk ka pranë njeriun e saj më të dashur, babanë, ish-presidentin Bujar Nishani.
Në rrjetet sociale ajo ka postuar një foto kur ka qenë e vogël në krahët e babait të saj të ndjerë ku bashkangjitur shkruan: Gjithmonë do e pres një urim nga ty.
Ish-Presidenti, Bujar Nishani, ndërroi jetë në 28 maj, pasi prej javësh ishte i shtruar në një spital në Gjermani dhe kaloi në vdekje klinike pa mundësi rikthimi./M.K/dritare.net

















