Urimi më i veçantë që mori Era Istrefi në këtë 26-vjetor!
E Shtunë 4 Korrik 2020, 17:05
Dritare.net

Era Istrefi, këngëtarja nga Kosova feston sot 26-vjetorin. Festimet kanë nisur që në mesnatë, ndërsa urimet për të kanë qenë të shumta.

Por më i veçanti, ai i së motrës, Nora Istrefi.

“Urime ditëlindjen për motrën time mbretëreshë. Jam shumë e bekuar që të kam ty në jetë!! Ti je personi me zemrën me te bardhe ne bote, edhe pse me e madhe, gjithmonë mësoj diçka nga ti. Të dua në këtë jetë dhe përtej”, shkruan Nora në rrjetet sociale.

Në të gjitha urimet e marra, nga miqtë dhe fansat, Era etiketohet si një mbretëreshë. /L.F-dritare.net