
Tuna i heq mbiemrin Berisha djalit të saj/ Patrisi hesht, Roberti qartëson këngëtaren!
Dritare.net
Këngëtarja Altuna Sejdiu e njohur si Tuna dhe Patris Berisha kanë marrë vëmendjen e medieve për shkak se përfliten për një ndarje të mundshme. Burime të brendshme kanë bërë të ditur se këngëtarja është rikthyer për të jetuar me djalin e saj Tian në Shkup, ndërsa Patrisi po jeteon në një shtëpi tjetër.
Tuna ka ndërmarrë vendimin e papritur, duke hequr mbiemrin Berisha nga Instagrami i djalit të saj. Nga Tian Patris Berisha, tashmë shkruhet vetëm mbiemri i këngëtares, Tian Sejdi. Madje ajo e ka hequr Patrisin edhe nga lista e personave që djali i tyre ndjek në Instagram.
Reagimi i menjëhershëm ka ardhur nga Robert Berisha, vëllai i Patrisit. Ai ka postuar në Instagram një video të Tianit dhe të bijës, Renes-së duke luajtur në shtëpi.
“Renee Berisha, Tian Berisha”, shkruan Roberti përkrah videos, duke nënkuptuar se Tian do të jetë gjithmonë “Berisha”./M.M-dritare.net

















