
Thanë se u largua nga shtëpia e Albi Nakos/ Alba Hoxha-portaleve: Boll se ma shpifët
E Diel 31 Maj 2020, 09:09
Dritare.net
Një ditë më parë kryelajmi rozë në portale ishte: “Alba Hoxha largohet nga shtëpia e Albi Nakos!”
Por pas gjithë këtyre lajmeve, ka reaguar vetë balerina. Përmes një postimi në Instastory, Alba thotë se kurrë nuk ka qenë në shtëpinë e koreografit dhe as nuk do të jetë.
“Boll se ma shpifët! As nuk kam qenë te shtëpia e koreografit dhe as nuk do të jem. Boll bëtë spekulime për ato dreq klikime.”,- shkruan Alba./K.C/dritare.net

















