
Të kombinuar në detaje/ Arjola Demiri na ëmbëlsoi me ekipin e saj!
Dritare.net
Aktorja Arjola Demiri, sapo ka postuar një foto së bashku me 3 fëmijët e saj, 2 vajzat dhe djalin.
Ajo e shoqëron foton me shkrimin “Ekipi im”.
E rikthyer në vendet turistike të vendlindjes së saj e pikërisht në parkun e Valbonës, aktorja nga Tropoja nuk heziton të ëmbëlsojë Instagramin e saj.
Fotoja më ekipin, ashtu sikurse e quan Arjola, tërheq akoma më shumë vëmendje edhe nga bluzat blu që të katërt kanë veshur.
Të kombinuar “matchy-matchy”, Arjola nuk ngjan aspak si nëna e 3 fëmijëve, për shkak të pamjes shumë të rinuar.
Në intervistat ku është pyetur për jetën personale, aktorja 35 vjeçare ka treguar se është martuar në moshë të re dhe për divorcin është shprehur se gjatë martesës po vuante.
Vëmë theksin se Arjola Demiri, tashmë është një aktore e afirmuar, aktorja kryesore tek filmi i mirënjohur “I love Tropoja” si dhe pjese e kastit të aktorëve të Portokallisë./R.P-dritare.net

















