Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Surprizë! Sara dhe Atdheu lënë Për'puthen për t'u njohur jashtë!

Surprizë! Sara dhe Atdheu lënë  Për'puthen për

Pas situatave të ditëve të fundit, Sara dhe Geliani janë ballafaquar për herë të parë me njëri-tjetrin. Sara ka tërhequr deklaratën për Gelianin, duke qenë se kohët e fundit është parë shumë e afërt me Atdheun. Edhe Geliani bëri të njëjtën gjë.

"Edhe unë e tërheq deklaratën për Gelianin dhe e them me shumë bindje këtë gjë. Mbase ndonjëherë nuk duhet të marrim vendime të nxituara dhe unë thyej rekord për marrje vendimesh”, tha Sara.

Surpriza e vërtetë ka ardhur pas një takimi 4 minutësh Sara-Atdheu dhe të dy morën një vendim të papritur. Atdheu i kërkoi Sarës që të lënë bashkë të dy emisionin për të vazhduar njohjen jashtë.

“Dua të largohem nga programi nëse ti dëshiron që ta vazhdojmë njohjen jashtë”, tha Atdheu.

Sara ju përgjigj me një puthje në buzë.

Ajo u shpreh e lumtur për këtë gjë dhe tha se po del nga emisioni me njeriun që vërtetë ka dashur që në fillim.

"Unë jam pak egoiste, por tani e kam ndjerë me shpirt këtë gjë që bëra dhe jam shuëm e lumtur. Po dal nga ky emision me njeriun që vërtetë kam dashur të dal dhe në fakt nuk e prisja me gjithë situatat që kanë ndodhur mes nesh, por fatmirësisht i kaluam”, tha Sara./dritare.net