Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Stresi dhe Kejsi paskan patur në mendje dasmën, por planet ua prishi virusi

Stresi dhe Kejsi paskan patur në mendje dasmën, por planet ua prishi

Stresi dhe Kejsi janë një ndër çiftet më të përfolura në media. Marrëdhënia e tyre ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të uljeve dhe ngritjeve që ajo ka pasur. Por koha ka treguar se ata të dy kanë krijuar një marrëdhënie aq të fortë, që i ka rezistuar gjithçkaje, edhe distancës.

Kejsi jeton në Kanada, pasi atje ajo ka ndërtuar karrierën e saj. Së fundmi, ajo ka realizuar një video për YouTube, ku i përgjigjej pyetjeve të ndjekësve. Normalisht që një pjesë e mirë e pyetjeve kishin të bënin me Stresin. E pyetur nëse e kanë menduar dasmën, Kejsi la të kuptohet se ka qenë në planet e çiftit, por koronavirusi i ka penguar ata.

Stresi dhe Kejsi paskan patur në mendje dasmën, por planet ua prishi

“Normalisht tani jemi në kohë pandemie, kështu që nuk besoj është koha e përshtatshme për një dasmë. Prandaj nuk di ç’të them se ne jemi akoma në faza karantimi këtu. Por di të them që kur të ketë dasmë, unë dua dasmë shumë të madhe.”

Pra Kejsi dëshiron një dasmë të madhe dhe sigurisht që nuk mund ta realizonte një të tillë në këtë periudhë. Siç e kanë bërë vetë më dije, çifti është martuar, pasi kanë bërë celebrim, por dasmë ende jo./R.P/dritare.net

Stresi dhe Kejsi paskan patur në mendje dasmën, por planet ua prishi