
Sot feston ditëlindjen/ Surprizat që emocionuan Aurela Gaçen!
Dritare.net
Ylli i muzikës shqiptare, Aurela Gaçe feston sot ditëlindjen. Nuk kanë munguar dhuratat dhe surprizat për këngëtaren e dashur që nuk ka ndërmend të rritet, por të jetë përjetë adoleshente.
Sot, Aurela teksa ishte e ftuar në emisionin “Abc e pasdites” ka marrë surpriza të bukura. Por më e bukura dhe e veçanta ishte ajo nga bashkëshorti dhe vajzat.
Skerdi i kishte dërguar në emision një tortë dhe një pusullë me dedikimin më të bukur.
“Gëzuar ditëlindjen shpirt i shpirtit tim! Nga Skerdi, Grace dhe Abigail.”- shkruante Skerdi.
Ndërkohë që pas kësaj surprize hapëse, Aurela emocionohet akoma më shumë nga miqtë e saj të cilët nuk ndodhen në Shqipëri. Nuk munguan urimet nga Gëzim Nika, Merita dhe Raifi, Fadil Berisha, Rita Ndoci apo edhe diva e Maqedonisë, Kaliopi./K.C/dritare.net

















