
Sopranoja e njohur reagon ashpër ndaj deklaratës së Labinot Tahirit, që tha virusi është gënjeshtër
Dritare.net
Këngëtari i njohur nga Kosovë, Labinot Tahiri, ka bërë nj deklaratë ku u shprehte mendimin e tij se koronavirusi është një gënjeshtër.
“Kjo është gënjeshtër, mua le të më dërgojnë në burg, edhe ty edhe të gjithë estradën, por kjo është gënjeshtër. Kjo bëhet vetëm për të diskriminuar, kinse të na ulin modestinë dhe krenarinë që na i ka dhënë Zoti”, u shpreh ai.
Deklaratës së tij i është përgjigjur sopranoja e njohur Arta Jashari, e cila babain e saj, kompozitorin Baki Jashari, e ka të prekur nga koronavirusi.
Ajo shkruan në Facebook se virusi nuk është gënjeshtër.
"Hajde Lab, ma këndo ndonjë këngë se kjo është jeta ime që 3 javë. Edhe unë jam solokëngëtare/muzikante, sikur ti – veç me 3 diploma, 2 prej tyre evropiane. E kam lënë karrierën në Berlin për të kontribuar për Kosovën. Sonte kam dalë me lypë një copë letre për të siguruar insulinë për drejtorin, dirigjentin, kompozitorin, Baki Jashari – babain tim, si qytetar i Republikës së Kosovës”, shkruan ajo./E.B-dritare.net

















