Modeli më i ri në internet është bebi i sapolindur i Afërdita Dreshaj. Së fundmi ajo ka prezantuar në rrjetin e saj social Instagram djalin që sapo ka ardhur në jetë. Shihet se artistja ka realizuar një set fotografik artistik së bashku me bashkëshortin për ta ndarë me ndjekësit e saj. Këngëtarja e famshme zbuloi edhe emrin e veçantë të djalit të saj.
Emri Sky Blue, në shqip do të thotë qielli blu. Duket se as këngëtarja amerikane nuk është ndarë nga trendi me emra të veçantë që po kërkojnë të vendosin për fëmijët e tyre. Sky Blue do të jetë modeli më i ri në Instagram duke parë se sa pëlqyeshmëri patën fotot artistike të realizuara./dritare.net