Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Si e përjetuan lajmin e pritjes së ëmbël, rrëfehen Einxhel dhe Dagz!

Si e përjetuan lajmin e pritjes së ëmbël, rrëfehen

Pas konfirmimit të shtatzënisë, Einxhel dhe Dagz kanë treguar çdo ndjesi dhe emocion në lidhje me shtatzëninë. Ata kanë treguar se e kanë marrë situatën me sportivitet, edhe pse i dukej shumë e largët një gjë e tillë.

“Unë me llogaritë e mia e di se kur ndodhi por le të mbetet private kjo gjë. Gjithë kohës kemi qenë bashkë, nëse ka një person që e kam ndarë më së shumti këtë gjendje është Dagz. I kam thënë që dyshoj që “jemi” shtatzanë”, ka thënë Einxhel.

“Si ndjenjë është shumë e veçantë, unë prapë nuk e kisha shumë të besueshme derisa e dëgjova rrahjen e zemrës”, është shprehur Dagz. “Është shumë interesante se ne jemi të dy njerëz sportivë i marrim gjërat me sportivitet. Kur isha në Kosovë nuk isha mirë nga ana shëndetësore dhe motrës së Dagzit i thashë më duket se po të bëj hallë. Por testin e bëra shumë vonë. Njerëzve të afërt ua kemi thënë. Ka qenë shumë e çuditshme kur fansat na shkruanin kur do bëni fëmijë dhe unë e shihja shumë të pamundur dhe i thoja Dagzit “ca thonë këta”. Megjithatë që në BBV ne e kemi folur si gjë dhe Dagz më ka thënë që në BBV do të bëj një tatuazh kur të më bësh baba.”, ka shtuar Einxhel./M.T/dritare.net