
Shpat Kasapi i jep fund beqarisë, dalin fotot nga kurorëzimi!
E Mërkurë 9 Qershor 2021, 22:10
Dritare.net
Këngëtari Shpat Kasapi i ka dhënë fund beqarisë. Shpati dhe e fejuara e tij Selvija u martuan sot në një ceremoni private. Çifti postoi foto në rrjetet e tyre sociale ndërsa ndajnë disa çaste nga kurorëzimi.
Në një foto që Shpati postoi në Instagram shihet Selvija teksa mban një buqetë me lule në duar dhe e veshur me të bardha.
“Selvije Kasapi nga tani. 09.06.2021.”, shkruan këngëtari ndërsa publikon foton./K.C/dritare.net

















