Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Sherr në Për’puthen/Fationi dhe Erisi pezullohen nga emisioni!

Sherr në Për’puthen/Fationi dhe Erisi pezullohen nga emisioni!

Puntata e sotme e Për'puthen ka parë një situatë të pazakontë. Fationi dhe konkurrenti i ri, Erisi janë përfshirë në një konflikt. Pasi Lediana kërkoi të largohej nga emisioni, Erisi mori fjalën duke thënë se e gjitha kjo vjen nga ofendimet e konkurrentëve të tjerë ndaj saj, duke përmendur konkretisht Melisën. Menjëherë ka ndërhyrë Fationi, duke nisur kështu një debat të fortë. Në një moment Fationi është ngritur për të shkuar drejt Erisit, ndërsa djemtë e tjerë kanë ndërhyrë për të mos i lejuar të përfshihen në një përleshje fizike. Transmetimi është ndërprerë, ndërsa më vonë Bora ka deklaruar se të dy djemtë janë pezulluar nga emisioni./M.M-dritare.net