
Semi Jaupaj rrëfen luftën me ankthin në BBV: Vitet e fundit kanë qenë shumë të vështira!
E Mërkurë 20 Tetor 2021, 16:04
Dritare.net
Në Big Brother VIP banorët po rrëfejnë copëza nga jeta e tyre, që deri më sot nuk i kemi ditur. Semi, një prej banorëve, sot ka treguar se vitet e fundit kanë qenë shumë të vështira për të.
“Jam person që dua t’i përballoj gjërat vetë dhe e kam shumë të vështirë të kërkoj ndihmë. Më kishin kapur disa herë kriza paniku por refuzoja kategorikisht që të pija ilaçe. Një ditë në makinë me Bojkenin nuk po merrja më dot frymë dhe i kërkova të shkonim në spital, atë ditë kam provuar ilaç për herë të parë. Edhe mami im ka vuajtur nga kjo gjë dhe nuk doja ta shqetësoja’’, tha Semi e përlotur./L.F-dritare.net

















