Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Saimiri sqaron situatën: Love Story mbaroi, Merin nuk e mbaj në xhep!

Saimiri sqaron situatën: Love Story mbaroi, Merin nuk e mbaj në xhep!

Pak javë më parë, programi” Love Story” përfundoi se Saimiri bëri zgedhjen e tij, Merin. Teksa kanë kaluar ditët dhe çifti ka nisur romancën jashtë kamerave, Saimirit i është dashur të largohet drejt Gjermanisë, ku edhe jeton me familjen e tij. Pa largimit, nisën aludimet se çifti zgjati shumë pak dhe tashmë që Saimiri është larg, ata janë ndarë. Ditën e sotme, ai përmes një “Instastory”, ka sqaruar situatën. Sipas tij, janë shumë mirë me njëri-tjetrin, duke e shijuar romancën jashtë kamerave, por me sprovën e distancës. Sipas Saimirit, për shkak të pandemisë, Meri nuk mund të udhëtojë drejt Gjermanisë.

Të dashur ndjekës të faqes sime! Faleminderit për pyetjet dhe interesin që keni për marrëdhënien time me Merin! Unë Merin nuk e mbaj në xhep me vete…jetojmë në kohë pandemie dhe ajo nuk vjen dot në Gjermani për momentin. Jemi për bukuri me njëri-tjetrin! Rrini të qetë! Love Story mbaroi! Tashmë gjithçka është e jona! Private. Po përpiqemi ta njohim më shumë njëri-tjetrin, dhe përveç të tjerave kemi dhe sprovën e distancës…! Faleminderit për mirëkuptimin”, ka shkruar ai./M.M-dritare.net

Saimiri sqaron situatën: Love Story mbaroi, Merin nuk e mbaj në xhep!