Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Rudina Magjistari udhëton jashtë vendit, por diçka e habit në aeroportin e Rinasit

Rudina Magjistari udhëton jashtë vendit, por diçka e habit

Moderatorja e njohur Rudina Magjistari është nisur në një udhëtim jashtë vendit. Ajo ka udhëtuar me aeroplan dhe përmes disa postimeve në Instastory ajo tregon se u habit kur pa kaq shumë njerëz që po udhëtonin dhe se, mendonte që ishin të pakët ata që zgjidhnin të udhëtonin në këtë periudhë.

"Mendoja që ishin shumë më pak ata që udhëtonin në këtë periudhë. Dhe kurioziteti në këtë fluturim të parë ishte i madh", shkruan Magjistari

Rudina Magjistari udhëton jashtë vendit, por diçka e habit

"Ky ishte autobusi i dytë", shkruan në story-n në vazhdim.

Rudina Magjistari udhëton jashtë vendit, por diçka e habit

Gjithashtu ajo ka bërë apel që të gjithë të tregohemi vigjilentë dhe të kujdesshëm.

"Në normalitetin e ri, duhet të mësohemi të jetojmë me kushtet e reja dhe thjesht të jemi të kujdesshëm për veten. Në aeroport dhe avion sigurisht të gjithë me maskë. Mendoj që frika nuk mund ta na mbyllë më në shtëpi dhe nuk është kjo zgjidhja. Por vigjilenca, respektimi i protokollit antiCovid, do na mundësojnë të vazhdojmë të gjithë aktivitetet tona, duke ruajtur njëkohësisht veten dhe të tjerët", shkruan Magjistari./E.B-dritare.net

Rudina Magjistari udhëton jashtë vendit, por diçka e habit